LAJMI I FUNDIT:

Arsyet më të shpeshta pse femrat largohen prej meshkujve që dashurojnë

Arsyet më të shpeshta pse femrat largohen prej meshkujve që dashurojnë

Pse duhet të largoheni nga partneri që dashuroni?

Kjo, mund të jetë gjëja e fundit që do, por historia ka treguar që ky është një nga rastet klasike të ndarjeve.

Një femër që vendos të heqë dorë përfundimisht nga ai që quan “shpirti binjak”. Pse?


1- Është gjithmonë duke punuar

Femrat duan t’ju shohin, të rrinë dhe të flasin me ju. Kalimi i kohës me partneren mund të jetë luksi më i rëndësishëm në një marrëdhënie dhe kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë, shkruan Bustle.

2- Ai gënjen

Ai mund të jetë djalë i mirë, por gënjeshtrat sjellin pabesi dhe një ambient të tensionuar. Nëse ai gënjen dhe kjo është qartësisht e dukshme, atëherë ajo duhet të largohet menjëherë.

3- Nuk është një partner i vëmendshëm

Shpesh ajo çfarë vajzat duan nga një mashkull është t’i dëgjojë, të jetë i vëmendshëm dhe të kuptojë atë që ajo është duke thënë, madje edhe se çfarë kërkon të thotë kur nuk flet. Nëse je gjithmonë i zënë me gjërat e tua dhe nuk lidhesh kurrë emocionalisht me partneren, gjërat nuk mund të shkojnë mirë.

4- S’është i ndjeshëm

Asnjë femër nuk dëshiron një mashkull të qetë dhe pa shijë. Ai jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i thotë asaj se e dashuron por më shumë se kaq, ai duhet ta tregojë këtë dhe të jetë pasionant me të.

5- Papjekuria

Një grua ka nevojë për dikë që e respekton dhe i përcjell siguri. Papërgjegjshmëria është një nga arsyet kryesore që me kalimin e kohës dhe zhvillimit të lidhjes, zbeh dashurinë. Nuk është dhe aq komode të qëndrosh me një mashkull që merr vendime qesharake me miqtë e tij apo që merr mendimin e mamasë në gjithçka që dëshiron të bëjë.

Marrëdhëniet jetëgjate kërkojnë maturi dhe një femër do ta kërkojë këtë të partneri i saj, citon Anabel.

6- Ai është egoist

…dhe nëse është i tillë, sa jetëgjatë mund të jetë një lidhje?

7- Është i fshehtë

Një femër dëshiron të dijë se çfarë është në gjendje të bëjë një mashkull. Një marrëdhënie kërkon besim dhe komunikim. Por kur partneri nis të fshehë atë që ai është ose pretendon që nuk është, kjo e bën një femër të tërhiqet sepse nuk ndihet rehat në këtë lidhje. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Astrologji
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Kalo në kategori