Kur dy skuadra si Manchester Unitedi dhe Liverpooli takohen në mes vete, gjëja e fundit që të gjithë dëshirojnë është fusha jo e mirë, gjë që nuk do i lejonte të kenë spektralin e dëshiruar.

Por, që fusha të jenë në nivelin më të mirë të mundshëm tashmë ka filluar të përkujdesët stafi mirëmbajtës i stadiumit Old Trafford.


Gjatë ditë së premte, kamerat e Sky Sport kapën një teknik pak të parë deri më tani për mirëmbajtën e një fushe të stadiumit.

10176894 6736861 United s ground staff have been using the garlic cloves each wee m 1 1550920472811

Mirëmbajtësit spërkasin barin me një përzierje me bazë hudhre, e cila ia pamundëson parazitëve të dëmtojnë rrënjët e barit të stadiumit.

Edhe pse Unitedi ka pesë vite që e përdorë këtë teknikë dhe nuk është klubi i vetëm që e përdorë, kur pamjet u publikuan fillimisht filloi një debat mjaft i madh në rrjetet sociale, ku normalisht nuk munguan teoritë e ndryshme se pse Man Utd kishte vendosur ta bëjë këtë gjë dy ditë para derbit.

10177128 6736861 The rows of garlic cloves can be seen criss crossing the Old Tra m 3 1550920567290

Në rast se ka frymë në momentet e spërkatjes, era e hudhrës mund të ndihet deri rreth një kilometër, por ajo zhduket krejtësisht në ditën e ndeshjes.

Kjo është një teknik që klubi nga Mançesteri e përdorë para çdo ndeshje pasi është treguar e suksesshme, kjo shikohet lehtësisht edhe me sy pasi fusha e Old Traffordit është një nga më të mirat në botë. /Telegrafi/

telegrafi sport app