Në vendin tonë janë rreth 70 shkolla profesionale, në shtatë drejtime të ndryshme me 151 profile. E vetëm gjatë këtyre viteve të fundit interesimi i të rinjve për të ndjekur mësimet në këto shkolla është rritur dukshëm.
Ky interesim ka bërë që edhe Ministria e Arsimit të ketë prioritet zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj i cili tha se mundësitë e rinisë në Kosovë për të fituar shkathtësitë për tregun e punës janë duke u përmirësuar dukshëm.
“Mundësitë e rinisë në Kosovë për të fituar shkathtësitë e domosdoshme për tregun e punës dhe të kenë një transferim më të lehtë nga shkolla profesionale në tregun e punës janë duke u përmirësuar vazhdimisht dhe Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar dhe këtë vit ka ndarë një buxhet shtesë për arsimin profesional përfshi edhe mësimin në vendin e punës dhe praktiken profesionale”, tha Likaj.
Disa profesione ende konsiderohen si profesione për meshkuj edhe pse ka shumë vajza që kanë rezultuar të suksesshme.
Për këtë Ministria e Arsimit ka ndarë disa bursa për vajzat që regjistrohen në shkolla profesionale në drejtime teknike.
“Kjo ka qenë një koncept dhe një kuptim mbarë botërore se disa profesione tradicionalisht janë konsideruar si profesione të meshkujve, mirëpo gratë dhe vajzat si në Kosovë ashtu edhe në gjithë botën janë treguar të suksesshme, dhe shkalla e diplomimit në shkollën e lartë është shumë e madhe dhe ne kemi dashur meqenëse ka në arsimin profesional edhe shumë vajza të cilat janë nxënëse shumë të mira po kemi dashur përkrahje në sektorë të caktuar të cilët janë me prioritet edhe për zhvillimin e Kosovës të ndajmë disa bursa për disa profesione të caktuara dhe së bashku me projektin e LuvDex për disa profesione edhe Ministria e Arsimit ka participuar me bursa për të gjitha vajzat që regjistrohen në këto drejtime”, deklaroi Likaj.
Ministri Likaj thotë se kanë bashkëpunim shumë të mirë me partnerë dhe donatorë pasi të gjithë kanë një orientim që të bëjnë arsimin dhe aftësimin profesional sa më afër punës.
“Ne e kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me partnerë zhvillimorë dhe donatorë. Nuk ka pasur koordinim shumë të mirë (më herët), e kam marrë përsipër të drejtoj edhe koordinimin me donatorë dhe me partnerë zhvillimorë meqenëse kam punuar edhe vet që 20 vite në projekte që lidhen me arsimin dhe aftësimin profesional, e kam pasur qasjen më të lehtë, jam takuar dy herë me ta e kam edhe një takim dhe do t’i koordinojmë të gjitha aktivitetet që të kemi dyfishim të aktiviteteve për me pas energji dhe me pas një orientim të gjithë që të bëjmë një arsim dhe aftësim profesional që është sa më afër tregut të punës”, u shpreh Likaj.
Ministria e Arsimit tashmë është duke punuar në disa projekte në mënyrë që të sigurojnë qasje më të lehtë që të rinjtë të punësohen brenda dhe jashtë Kosovës.
Likaj tha se ministria është duke përgatitur materiale mësimore, trajnime për mësimdhënësit e po ashtu duke i pajisur laboratorët dhe punëtorit me mjetet e duhura.
Një ndër shkollat profesionale është edhe shkolla “28 Nëntori”, e cila ndodhet në Prishtinë, tashmë ka profilin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës, gjeodezia, posta, e po ashtu edhe grafika. Nxënësve po u mundësohet që gjatë shkollimit të mesëm, të bëjnë praktikën profesionale në këto drejtime.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Fakete Duraku thotë se nxënësit marrin mësime në pjesën teorike dhe praktike e shumë prej tyre edhe punësohen në këto ndërmarrje.
“Kushtet, shkolla infrastrukturën e ka të mirë, ekzistojnë 38 paralele, sistemi i paraleleve është i ndarë në dy ndërrime për shkak të klasave mësimore, ekzistojnë 22 klasë aktive ku mbahet mësimi. Këto klasë ka ditë të caktuara gjatë javës, të cilat e kanë pjesën teorike dhe praktike. Pjesa praktike në profilin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës mbahet në shkollë, vitin e kaluar DKA dhe Komuna e Prishtinës e ka ndërtuar laboratorin afër shkollës i cili i plotëson të gjitha kushtet profesionale, ndërsa (drejtimi i) arkitekturës e mbanë brenda shkollës praktiken profesionale. Gjeodezia e mbanë në shkollë, ndërsa poshtë e mbajnë në Postë dhe Telekomin e Kosovës, ndërsa grafika e mbanë në ndërmarrje private siç janë shtypshkronjat, aty përveç që e mbajnë praktiken janë edhe të punësuar”, tregon Duraku.
Çlirim Rexha është 20 vjeçar dhe ka përfunduar shkollën e mesme të lartë “Gjin Gazulli”, drejtimi energjetikë. Pas përfundimit të shkollës, ai është punësuar menjëherë në kompaninë për distribuim dhe furnizim me energji elektrike KEDS.
“Unë jam Çlirim Rexha, 20 vjeçar kam përfunduar shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, drejtimi energjetikë dhe jam punësuar përmes shkollës në KEDS. Shkollën profesionale e kam zgjedhë që të kyçëm më shpejtë në tregun e punës, më është dukur më e arsyeshme të vazhdoj shkollën e mesme në shkollë profesionale. Në fillim jemi zgjedhur prej drejtorisë së shkollës, pastaj kemi bërë disa testime në KEDS, pas testimeve kemi filluar praktikën 6 mujore dhe pastaj jemi punësuar aty, tashme jam punëtor i rregullt”, tregoi Rexha. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë