Përmes një njoftimi zyrtar, Drita kë bërë të ditur se Arsim Thaqi është angazhuar në postin e trajnerit.
Ish-trajneri i Malishevës ka nënshkruar kontratë prej një viti e gjysmë me skuadrën e tij të re.
“FC Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë një vjet e gjysmë”.
“Trajneri Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin dhe Prishtinën”.
“Në ditët në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i trajnerit Thaqi, ndërkohë nesër ekipi ynë fillon fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin e klubit.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim të cilin drejtuesit e Dritës nuk e pranuan dhe morën vendim për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/