LAJMI I FUNDIT:

Arsim Thaçi i lumtur me fitoren ndaj Ballkanit, ndërsa kritikon gjyqtarët për rastin shqetësues që pati Ibrahimi

Arsim Thaçi i lumtur me fitoren ndaj Ballkanit, ndërsa kritikon gjyqtarët për rastin shqetësues që pati Ibrahimi

Malisheva ia doli të triumfonte 2-0 ndaj Ballkani në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri Arim Thaçi është shprehur tejet i kënaqur me fitoren ndaj një skuadre tejet cilësore, siç është ajo nga Theranda.

“Të fitohet loja kundër një skuadre siç është Ballkani që në stinorin pranveror i ka fituar gjitha ndeshjet, është sukses i dyfishtë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin”, ka deklaruar trajneri pas ndeshjes për ArtSport.


Ballkani shokohet në Malishevë: Djelmoshat e Arsim Thaçit fitojnë me rezultat të pastër
Lexo po ashtu Ballkani shokohet në Malishevë: Djelmoshat e Arsim Thaçit fitojnë me rezultat të pastër

“Këto pikë janë edhe siguri shtesë për ndeshjet e ardhshme. Fitorja ndaj Ballkanit tregon edhe forcën e ekipit. Shpresoj që edhe në ndeshjet e ardhshme, lojtarët të kenë angazhimin e njëjtë. Duhet të vazhdojmë dhe ta ndjekim objektivin që është mbetja në elitën e futbollit të Kosovës”.

Qendërmbrojtësi Labinot Ibrahimi në fundin e ndeshjes pati një lëndim të rëndë dhe është larguar jashtë fushës me autoambulancë, megjithatë, trajneri i Malishevës theksoi se lojtari është mirë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

“Tronditja ishte e rëndë. Çuditem se si gjyqtarët nuk i vlerësojnë këto situata. Më e rëndësishme është jeta e futbollistit se loja. Ibrahimi është në gjendje të mirë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por gjyqtarët dhe ne duhet të kemi kujdes. Të mos vazhdohet loja sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shpresojmë që të mos ndodhë asnjë rast i tillë në fushë të futbollit. Shpresojmë që Ibrahimi të kthehet edhe më i fortë”, ka shtuar më tej Thaçi.

Pas javës së 24-të, Ballkani shpreson të qëndrojë lider nëse Gjilani humbë ose barazon me Dritën pasi ka 48 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 29 sosh, aq sa ka edhe Prishtina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori