Site icon Telegrafi

Arsim Bajrami, anëtar në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Në Salzburg të Austrisë është mbajtur ceremonia e inaugurimit të anëtarëve të rinj të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Në këtë ceremoni u promovua edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili është pranuar si anëtar i rregullt aktiv i kësaj Akademie.

Anëtarësimi në Akademinë Evropiane të Shkencave dhe Arteve është nder dhe respekt për personalitetet që bëhen anëtar të saj dhe për shtetin që përfaqësojnë, ngase shumica e laureatëve të çmimit Nobel kanë qenë anëtarë të kësaj Akademie.

Exit mobile version