Arsim Abazi ishte i fituari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Trajneri aktual i Ferizajt zbuloi edhe sa ka fituar sa ishte pjesë e Malatyasporit për dy vite qëndrimi atje.


“Të gjitha që i kam, që i jetoj, që i shkollojë fëmijët, shtëpinë, lokalet..., i kam prej Turqisë”, ka rrëfyer fillimisht ish-futbollisti.

“Kisha mundur të marr më shumë para në Rusi dhe në Greqi, por unë doja të kisha më shumë siguri dhe qetësi”.

“Ishte mosha 29-vjeçare dhe siç thojnë ‘kapja e trenit të fundit’...”, ka vazhduar rrëfimin e tij Abazi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app