Arsenali prezanton fanellat e para për sezonin e ri

Klubi anglez, Arsenali ka prezantuar fanellat e para që do t’i bart në sezonin 2020/21.
Javët e fundit në futbollit evropianë kanë shërbyer që klubet të prezantojnë fanellat që do t’i bartin në sezonin e ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi anglez, Arsenali, i cili sot (e enjte) gjatë ditës ka bërë një gjë të tillë.
Arsenali ka zbuluar se fanella e parë do të jetë tradicionale me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, ndërsa vazhdon të prodhohet nga Adidasi.
Dizajni i fanellave të reja duket shumë i pëlqyeshëm nga tifozët e klubit londinez, por edhe sportdashësit neutral.
Shitja e fanellave thuhet se do të fillojë qysh nga dita e sotme dhe është gati në dyqanet e klubit dhe ‘online’. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































