Një mini derbi i Londrës do të zhvillohet në Emirates Stadium.

Arsenali i Unai Emeryt do të jetë nikoqir i Watfordit në javën e shtatë të Ligës Premier.


Topçinjtë vijnë në këtë takim pas gjashtë fitoreve radhazi në kampionat, kupë dhe Ligën e Evropës.

Ndërkohë Watfordi pas një starti të mirë në kampionat, në dy ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të jenë titullar për Topçinjtë në derbin londinez.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:  Cech, Bellerin, Mustafi, Holding, Monreal, Torreira, Xhaka, Ozil, Ramsey, Aubameyang, Lacazette.

Watford: Foster, Navarro, Cathcart, Kabasele, Holebas, Hughes, Doucoure, Capoue, Pereyra, Gray, Deeney. /Telegrafi/

telegrafi sport app