LAJMI I FUNDIT:

Arsenali ka vendosur të lejojë ‘lojtarin e harruar’ të largohet pas vetëm 18 muajsh në klub

Arsenali ka vendosur të lejojë ‘lojtarin e harruar’ të largohet pas vetëm 18 muajsh në klub

Arsenal ka marrë vendim që të lejojë largimin e ‘sulmuesit të harruar’ Marquinhos në formë permanente nga klubi sipas raportimeve të fundit, ani pse braziliani ka kaluar vetëm 18 muaj në Angli.

20-vjeçari ishte pjesë e një kontigjenti të lojtarëve që u transferuan në “Emirates Stadium” në verën e vitit 2022, së bashku me Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko dhe Fabio Vieira.

Teksa këtë tre të fundit shumë shpejtë u shndërruan në lojtarë të rëndësishëm për “Topçinjtë”, Marquinhos nuk ia doli që të lë gjurmët e tij.


Sidoqoftë, ai ka bërë tri paraqitje për ekipin e Mikel Artetës në Ligën e Evropës, dhe ka bërë debutimin e tij në Ligën Premier në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit në shtator të vitit 2022.

Megjithatë, kur minutat e tij me ekipin e parë u limituan, braziliani kaloi në Championship tek Norwich në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2022/2023.

Mediumi brazilian Globo, ka pretenduar se Arsenali ka arritur një marrëveshje me Fluminensen për huazimin e tij, që do ta shohë Marquinhos t’u bashkohet atyre, sapo t’i përfundojë angazhimet që ka me kombëtaren.

Marquinhos paraprakisht iu bashkua Arsenalit pas një aventure në futbollin brazilian, teksa u promovua nga radhët e akademisë së Sao Paulos, para se të vendoste që të largohej nga klubi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI - medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI - medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Xhudo
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kylian Mbappe merr makinën e tij të parë në Madrid – një 'bishë' që e vozitë edhe Florentino Perez

Kylian Mbappe merr makinën e tij të parë në Madrid – një 'bishë' që e vozitë edhe Florentino Perez

La Liga
Yamal nën moshë dhe Williams që thuhet se ka përcaktuar të ardhmen - festojnë së bashku në një klub nate

Yamal nën moshë dhe Williams që thuhet se ka përcaktuar të ardhmen - festojnë së bashku në një klub nate

La Liga
DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

Xhudo
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Kalo në kategori