Arsenali ka fituar ndaj Swansea Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wenger ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, fitore kjo që vlen për renditje në pozitën e katërt.


Topçinjtë kanë dominuar gjithë takimit, por në fillim të pjesës e kanë parë veten në disavantazh prej një goli.

Luhej minuta e 22-të e takimit kur Sam Clucas shënoi për 1-0 pas një aksioni të mirë, ku u asistua nga Tammy Abraham dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

sam clucas

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të rikthehet në lojë duke shënuar dy gola dhe duke siguruar fitoren.

Fillimisht ishte mbrojtësi Sead Kolasinac, i cili shënoi pas asistimit të Mesut Ozil në minutën e 51-të të ndeshjes.

kolasinca1

Kolasinac ishte pjesëmarrës edhe tek goli i dytë kur asistoi për Aaron Ramseyn në minutën e 58-të për rezultat 2-1, i cili ishte përfundimtar i takimit.

ramsey 1

Pas kësaj fitore, Arsenali renditet në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa Swansea City në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë tek Manchester City, ndërsa Swansea e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x66mw2k

https://www.dailymotion.com/video/x66n034

telegrafi sport app