Arsenali fiton në udhëtim te Newcastle, Xhaka shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Arsenali ka arritur të fitojë në udhëtim te Newcastle United me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.
Skuadra e Unai Emery ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke arritur të ngjiten mirë në renditjen tabelore.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi mysafirëve londinez, të cilët arritën të krijojnë raste, por pa gjetur rrugën e rrjetës.
Në pjesën e dytë, Arsenali filloi furishëm dhe ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (49'), i cili shënoi një supergol në goditja e lirë për 0-1.
Arsenali arriti të vazhdojë me lojë të mirë dhe raste edhe pas golit të epërsisë dhe në minutën e 58-të arritën të shënojnë edhe me anë të Mesut Ozil për 0-2.
Pas këtij goli, Topçinjtë qetësuan lojë dhe filluan të menaxhojnë epërsinë, por në minutat shtesë ishte Ciaran Clark që shënoi për 1-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Newcastle në vendin e 18-të me vetëm një pikë.
Në ndeshjen e radhës, skuadra e Emeryt e pret në shtëpi Evertonin, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Crystal Palace. /Telegrafi/





















































