Roberto De Zerbi ka folur për talentin e Shakhtar Dontesk, Mykhailo Mudryk, i cili pritet të bashkohet me Arsenal.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër “The Gunners”, trajneri i Brighton, theksoi se talenti i ri ukrainas është fantastik.


Sipas tij në të ardhmen Mudryk do të fitojë “Topin e Artë”.

gettyimages 1244604022

“Ai është një lojtar fantastik! Më pëlqen ai, sepse më pëlqejnë të gjithë lojtarët që kam drejtuar, edhe pse tani jam trajner i Brighton”.

“Unë besoj se Mudryk mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, e di vlerën e tij”, ka thënë De Zerbi.

Screenshot 9 27

Oferta e parë e Arsenal në drejtim të ukrainasve prej 40 milionë euro plus bonuset është refuzuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app