Laurent Koscielny ende beson se skuadra e tij, Arsenali, mund të fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Mbrojtësi francez ndihet i lumtur që skuadra e tij i është kthyer fitoreve në kampionat, pas dy humbjeve radhazi.


“Besimi kthehet kur ju fitoni dhe gjëja më e rëndësishme tani është që të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet radhazi në mënyrë që shpresojmë se ne mund të marrim vendin e parë”, ka thënë Koscielny për faqen e internetit të klubit.

“Ne humbëm ndeshjen e parë të sezonit dhe u kthyem shpejt dhe shënuam disa fitore radhazi”, përcjell Telegrafi.

“Kemi humbur dy ndeshje në javën e kaluar dhe ishte shumë e rëndësishme për të ardhur përsëri me një fitore”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app