Arsenal - Newcastle: Formacionet bazë, Xhaka startues

Arsenal do të mundohet t'i kthehet fitoreve pas tre xhirove rresht që nuk e ka shijuar triumfin në Ligën Premier.
Londinezët para shikuesve të vetë në stadiumin The Emirates do të mirëpresin skuadrën e Newcastle United.
Theksojmë se Gunners në nëntë ballafaqimet e fundit me qymyrxhinjtë i kanë të gjitha fitore.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku vërehen disa mungesa te te dyja palët.
Arsene Wenger sërish nuk do t'i ketë në dispozicion, Ramseyn, Cazorlan dhe Shkodran Mustafin ndërsa në fushë do të jetë Granit Xhaka.
Në anën tjetër, Rafa Benitez nuk do ta ketë nën urdhra vetëm mesfushorin Jonjo Shelvey.
Arsenal

Nga
Telegrafi
16/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































