LAJMI I FUNDIT:

Arsenal – Bournemouth, formacionet zyrtare

Arsenal – Bournemouth, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Bournemouthi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, e cila zhvillohet në Emirates nga ora 15:00.

Arsenali vjen nga një barazim dhe vetëm një fitore nga katër ndeshjet, kështu që synon tri pikë nga kjo ndeshje.


Në anën tjetër edhe mysafirët kërkojnë rezultat pozitiv pasi kanë dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Arsenali nuk mungon Granit Xhaka.

Arsenal: Leno; Chambers, Sokratis, Luiz, Kolasinac; Xhaka, Guendouzi, Ceballos; Pepe, Saka, Aubameyang.

Bournemouth: Ramsdale; Stacey, Cook, Ake, Rico; Wilson, Lerma, Billing, King; Solanke; Wilson.

/Telegrafi/