Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar me formë të mirë duke arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez.


Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (29') dhe Danny Welbeck (38', 81'), ndërsa për Southamptonin shënuan Shane Long (17') dhe Charlie Austrin (73').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi anglez, Welbeck, i cili pas dy golave të shënuara dhe një asistimi u vlerësua me notë 8.8.

Welbeck Welveck ia siguroi fitoren me dy gola (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 5.5.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.7. /Telegrafi/ Arsenal:

notat arsenali 2 e1523200991236

Southampton:

notat arsenali 3 e1523201649681

telegrafi sport app