Arsenal ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-0 në derbin e javës në Ligën Premier.

“Topçinjtë” kanë marr një fitore të madhe në Emirates ndaj Unitedit, fitore kjo e cila i jep shpresë që në fund mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.


Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wenger u shënuan nga mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka (54’) dhe Danny Welbeck (57’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Oxlade-Chamberlain, i cili pas dy asistimeve të bëra u vlerësua me notën 8.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin David De Gea, i cili u notua me 6.0.

Xhaka luajti deri në minutën e 76 dhe deri atëherë ishte ndër më të mirët, duke u notuar në fund me notën 7.5. /Telegrafi/

Arsenal:

notat arsenali e1494176554793

Man UTD: 

notat arsenali 1 e1494176601152