Jonathan David është duke shkëlqyer te Lille këtë edicion në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi kanadez ka qenë pikë referimi për kampionët në fuqi të Francës, pasi ka shënuar thuajse në çdo ndeshje.
22-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane që pritet të bëjnë oferta në verë për transferimin e tij.
Arsenali është njëra nga skuadrat pretendente për t’i marrë shërbimet e tij, pasi tani kanë gati një ofertë të lartë në drejtim të Lille.
Dy klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 70 milionë euro për yllin kanadez.
David ka realizuar 16 gola këtë edicion me Lille, teksa ka bërë edhe dy asistime.
Në garë për sulmuesin janë edhe Real Madrid, Inter, Bayern Munich dhe Chelsea. /Telegrafi/