E plotësuar: Tërmeti i fortë i mëngjesit të së martës nuk do të jetë i lehtë për t’u harruar nga shqiptarët.
31 persona kanë mbetur të vdekur deri tani, ndërsa kanë pësuar lëndime 657 të tjerë.
Qendrat më të goditura kanë qenë Durrësi dhe Thumana.
Ndërkohë që prej mëngjesit të djeshëm vijon kërkimi i të mbijetuarve dhe personave të zhdukur nën rrënoja e godinave të shembura në Durrës e Thumanë. /BW/
—
E plotësuar: Pavarësisht se shpresat nuk ishin shuar, lajme të këqija vijnë sërish nga Thumana, atje ku tërmeti i së martës ishte shkatërrues, duke shkaktuar viktima.
Një çift bashkëshortësh, Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katesh ku banonin.
Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, ata janë nxjerrë të pajetë. Tragjike ka rezultuar fati për këtë familje, pasi edhe djali i tyre, Saimir Greku ndonëse u nxor i gjallë, humbi jetën në spital.
Ndërkohë, i vetmi nga familja që mbeti ishte Kelmend Greku. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, dy djem dhe një vajze. Aktualisht nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në 29, ndërkohë ka të tjerë persona që rezultojnë te zhdukur. /BW/
—
E plotësuar: Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë.
Nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Cupi 32-vjeç.
Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.
Që prej mëngjesit të djeshëm deri sot në gjithë territorin e vendit janë regjistruar mbi 300 tërmete. /Ora News/
—
E plotësuar: Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54.
Bëhet me dije se një i plagosur i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Me këtë rast numri i viktimave ka shkuar në 25.
Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë. /Euronews.al/
—
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka bërë të ditur se deri më tani nga tërmeti i së martës kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar 650 të tjerë.
Siç raporton Top Channel, bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës.
Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave.
“Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes./TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit