Pas shumë pritjeve, është lansuar modeli F-Peace: një makinë e shpejtë, luksoze dhe shumë e rehatshme.

Ky automobil sportiv nga Jaguar, është i dizajnuar në atë mënyrë që shoferi të ketë gjithçka nën kontroll, ndërsa udhëtarët të kenë hapësirë dhe qetësi sa të duan, transmeton Telegrafi.


Nën kapakun e kësaj veture ndodhet motori me 3.0-litër 6V, që e bën të jetë e shpejtë dhe efikase.

Kjo makinë e lartë dhe e gjerë është krijuar që të konkurrojë me Porsche Macan.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si duket kjo makinë, si dhe tingulli i mahnitshëm që e lëshon gjatë lëvizjes. /Telegrafi/