Arrin 200 milionë - "Zemër" nga Dhurata Dora konfirmohet si mega hiti ndërkombëtar që theu rekorde
Tashmë dilemat për hitin e verës nuk ekzistojnë prej fillimit të saj - Dhurata Dora ka publikuar superhitin "Zemër" me Soolking i cili tejkaloi krejt pritshmëritë.
Po flasim për një këngë shqiptare që tashmë u bë hit ndërkombëtar.
"Zemër" ka vazhduar me rekorde duke arritur tashmë 200 milionë klikime në YouTube.
Projekti u punua nga top producenti, Big Bang në shtëpinë e hiteve RedBox.
Ndërkaq, videoklipi u realizua nga MAX Production.
Për Dhuratën është ky suksesi më i madh i karrierës që e katapultoi atë në arenën ndërkombëtare, pas një bashkëpunimi të frytshëm me BigBang dhe Soolking. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































