Arrihet marrëveshja: Unitedi transferon Alex Tellesin nga Porto

Manchester United ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e Alex Telles, raporton Agent Edward.
Djajtë e Kuq po tentojnë që në këto ditë të fundit të transferojnë disa lojtarë, derisa po kalojnë një formë të dobët në këtë start të edicionit 2020/21.
Unitedi ka arritur të transferojnë vetëm Donny van de Beekun deri më tani nga Ajaxi, ndërsa Telles do të jetë lojtari i tyre i dytë.
Skuadra angleze i ka paguar Portos 20 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të majtë, gjersa lojtari pritet të prezantohet zyrtarisht nesër.
Edinson Cavani është po ashtu afër që të kalojë në Old Trafford si lojtar i lirë, pasi kontrata me Paris Saint-Germainin i skadoi në këtë verë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































