LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, liderët e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit.

Vetë e ardhmja e kancelares gjermane në këtë post rrezikohej, nëse nuk do të dilte me një pakt të pranueshëm mes mosmarrëveshjeve të ashpra me ministrin e vet të Brendshëm Horst Seehofer.

Lajmin e arritjes së ujdisë e njoftoi përmes “Twitter”-it presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. 28 liderët e BE-së, shkroi ai, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin. Në dokument, është pak i vakët, sipas DW, formulimi mbi mbylljen e qendrave të emigranteve brenda bllokut.


Shtetet e BE, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun.

Shteteve në veriun e Afrikës dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

Nga sa shpjegoi Merkel, krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos i lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Italia refuzoi fillimisht t’i nënshkruante konkluzionet e përbashkëta të takimit të cilat përfshinin dhe çështje si Brexitit apo siguria, nëse më parë qeveritë e BE-së nuk binin dakord mbi emigracionin.

Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Evropës. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori