Arrihet marrëveshja mes palëve, Joao Cancelo udhëton drejt Munichut për teste mjekësore te Bayerni

Bayern Munich ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo nga Manchester City.
Drejtuesit e Bayernit kanë gjetur marrëveshje me Cityn për huazimin e portugezit në Allianz Arena, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
28-vjeçari do të kaloj gjashtë muaj si huazim dhe Bayerni do ta ketë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.
Reprezentuesi portugez tani ndodhet në Munich për teste mjekësore dhe pasi t'i kalon ato do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayernit.
Cancelo ka qenë një nga pikat e forta të Man Cityt, por këtë edicion ai nuk është preferuar shumë nga Pep Guardiola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































