LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet vrasësi i 62-vjeçarit nga Velesi

Arrestohet vrasësi i 62-vjeçarit nga Velesi

Sot në ora 00:20 në fshatin Bogomillë, komuna e Çashkës, policia SPB Veles kanë arrestuar I.T. (20) nga fshati Bogomillë për shkak se mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Bogomillë ka ndodhur një përleshje fizike në mes tij dhe R.S.(62) nga fshati Bogomillë, pas së cilës është larguar nga vendi, ndërsa për një kohë të shkurtër R.S. është gjetur i vdekur.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë kryer hetim prokurori publik dhe policia nga SPB Veles.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. I.G. arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor, ndërsa, pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse./Telegrafi/