Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur drogë.
Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 11:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/