Arrestohet një person në Deçan, policia i gjeti armë dhe fishekë gjatë bastisjes

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan.
I njëjti është arrestuar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK- 47 me 60 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, të cilat i kishte mbajte në shtëpi në mënyrë ilegale.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë ë rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































