Policia e Kosovës të martën rreth orës 17:00, ka marrë informacionin për një rast grabitje në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking në zonën industriale, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë arrit që të grabisin nga viktimat një shumë të konsiderueshme parash si dhe një çantë me dokumente personale.
Me të marr informacionin, policia është vënë në ndjekje të veturës Golf IV, ngjyrë hiri pa targa, me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes personat e dyshuar.
Kjo veturë është ndaluar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, nga zyrtarët policor të cilët domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të rrezikshme.
E gjithë kjo është bërë duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë, potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre.
Lidhur me këtë rast policia ka arrit të arrestoj vetëm njërin nga personat e dyshuar: F.S, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “Tentim vrasje, grabitje e armatosur” dhe “mbajte në pronësi, në kontroll, në posedim ose ne shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkohë që njësitet policore kanë sekuestruar: vetura Golf IV , një pistoletë e kalibrit 8 mm, një pistoletë të plastikës (lodër), një pale dorëza, dy kapela si dhe çanta e viktimës së bashku me dokumentet personale.
Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, si dhe po punojnë për identifikimin e arrestimin e personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në rast. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës