Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është arrestuar sot (e premte) nga policia, pas një hetimi që e ka lidhur me një akuzë për mashtrim. Lajmi është raportuar fillimisht nga Televizioni Top Channel në Shqipëri, ku është bërë e ditur se Veleshnja është marrë në pyetje nga autoritetet dhe është arrestuar në Durrës.
Sipas informacioneve të publikuara, Veleshnja dyshohet se ka marrë automjetin e një shoku të tij, shtetasit Y.T., me premtimin për ta përdorur, por më pas e ka shitur atë. Autoritetet kanë konfirmuar se arrestimi i aktorit është bërë nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët e akuzojnë Veleshnjën për mashtrim.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R.V., banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit Y.T., dhe më pas e ka shitur.”
Veleshnja, i njohur për interpretimet e tij humoristike, është një figurë e njohur në ekranin shqiptar. Ai ka qenë pjesë e disa programeve televizive dhe është i njohur për stilin e tij të veçantë në komedi. Së fundmi, ai ishte mjaft i përfolur në Kosovë për pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, një program që ka marrë vëmendje të madhe mediatike.
Lajmi për arrestimin e tij ka tronditur adhuruesit e tij, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacionit të fundit, Veleshnja ka shkuar në seancën gjyqësore përballë akuzave të ngritura ndaj tij.
Për më shumë detaje, lajmi është në përditësim dhe do të vijojmë t’ju mbajmë të informuar mbi zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë