LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet lideri i ekstremit të djathtë të Serbisë – Trajkoviq thotë se ai është shoku i djalit të Vuçiqit

Arrestohet lideri i ekstremit të djathtë të Serbisë – Trajkoviq thotë se ai është shoku i djalit të Vuçiqit

Policia serbe ka arrestuar të enjten Damjan Knezheviqin, liderin e organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” të Serbisë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy anëtarë të asaj organizate, pas incidenteve të një nate më parë te Presidenca e Serbisë.

Tre të arrestuarit akuzohen se u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në masë të madhe në Beograd dhe të rrëzojnë me dhunë Qeverinë dhe Presidentin e Republikës së Serbisë.


Organizatorët e protestës u kanë kërkuar autoriteteve në Beograd që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën dhe presidenti serb të mos marrë pjesë në dialog.

Ndërkohë, Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve në Beograd.

Djathtistët serbë, me simbole të Wagner-it, protestojnë në Beograd kundër propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Djathtistët serbë, me simbole të Wagner-it, protestojnë në Beograd kundër propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Prisni: Vuçiq pretendon se po kërcënohet nga ky djalosh i Patrullës Popullore, i cili duket se është shoku i djalit të tij dhe është i veshur me një bluzë “Nuk ka dorëzim”…”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat në vitin 2011. Gjatë kësaj kohe janë nënshkruar 33 marrëveshje, por shumë pak prej tyre janë zbatuar deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori