Kongresmeni republikan, George Santos u arrestua sot nën akuzat për pastrim parash, mashtrim dhe vjedhje të fondeve publike.

George Santos (34), i cili i “frynte” të ardhurat financiare dhe “zbukuroi” CV-në e tij, pranoi se shpiku një pjesë të mirë të biografisë së tij, raporton cnn.


Santos, i cili e përshkroi veten si "realizimi i ëndrrës amerikane", u akuzua gjithashtu se gënjeu për përkatësinë fetare, duke pretenduar se ishte "krenar për trashëgiminë hebraike" edhe pse ishte rritur në një familje katolike.

74d4bdcf 10c8 4308 bc23 92e3c72c31a5 scaled

Ai akuzohet se ka aplikuar në skemat e papunësisë, duke pretenduar se ishte i papunë gjatë kohës së pandemisë.

Edhe pse në aplikim pretendonte se ishte i papunë që nga marsi i vitit 2020, sipas prokurorëve, ai ishte i punësuar në një firmë investimesh, ku fitonte 120 mijë dollarë në vit.

Ndryshe, kundër ligjvënësit republikan po kryhen disa hetime në Kongresin amerikan, në shtetin e New Yorkut, madje edhe në Brazil. /Telegrafi/