LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet hajni që vodhi në xhaminë e fshatit Milloshevë (Video)

Arrestohet hajni që vodhi në xhaminë e fshatit Milloshevë (Video)

Është identifikuar personi i cili dyshohet se më 20 tetor në Milloshevë të Obiliqit, kishte hyrë me forcë brenda në xhaminë e fshatit dhe kishte vjedhur tre mikrofona si dhe kishte tentuar për më tepër se 40 minuta ta thyente kasafortën.

Telegrafi ka siguruar videon në të cilën shihet tentimi i dështuar për ta thyer arkën e xhamisë.


“Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në paraburgim, pasi që i njëjti gjendet në paraburgim edhe për disa raste tjera të vjedhjeve në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/