Qindra njerëz janë arrestuar në Rusi derisa policia po përpiqet të ndalojë protestat mbarëkombëtare në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gruaja e Navalnyt, Yulia, tha se ajo ishte arrestuar në një protestë në kryeqytetin Moskë.


Bëhet e ditur se tashmë mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubime në Lindjen e Largët të Rusisë.

Alexei Navalny, kritiku i Kremlinit, bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij, fundjavën e kaluar.

Ai u arrestua më 17 janar, pasi u kthye në Moskë nga Berlini, ku ishte duke u rikuperuar nga një sulm pothuajse fatal i agjentit nervor në Rusi, që ndodhi në gushtin e kaluar.

Kur u kthye, Navalny u arrestua menjëherë nga autoritetet ruse.

Byroja Ruse për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale njoftoi se ishte lëshuar një urdhër-arrest për Navalny më 29 dhjetor të 2020, për “shkelje të përsëritura të rregullave” ndërsa ishte në lirim me kusht. /Telegrafi/