Telegrafi

Arrestohet gjykatësi Sali Berisha, dyshohet për keqpërdorim detyre

Policia ka arrestuar gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e Berishës e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare””, ka thënë Lutfiu.

Lutfiu ka konfirmuar se Sali Berisha është ndaluar për 48 orë.

Ai punonte në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. /Telegrafi/