LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin në Drejë të Istogut

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin në Drejë të Istogut
Foto: Arkiv

Lidhur me rastin e rrëmbimit në Drejë të Istogut të hënën Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin B.SH.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit i është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra, ndërsa viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar familjes.

“Më datë 18. 02 2021 rreth orës 17:30 minuta Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, është informuar për një rrëmbim në fshatin Drejë të Istogut. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevente. Më datë 22. 02. 2021 pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B. SH”, thuhet në njoftim.


Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk.

Viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar familjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori