LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet për tentim dhunim

Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet për tentim dhunim
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar para pak minutave, një person për tentim dhunim të një vajzë të mitur në Mitrovicë.

Burime të besueshme kanë thënë se ai dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së në këtë komunë B.M.

Sipas informatave, asamblisti B.M ketë vepër e ka bërë gjatë ditës së sotme.


“Tentimi i dhunimit të vajzës 13 vjeçare ka ndodhur në një dyqan në fshatin Vaganicë, afër shkollës fillore “Skënderbeu”. E mitura nuk është nxënëse e kësaj shkolle”, kanë treguar burime të besueshme.

Është provuar të merren informata për këtë rast edhe në Policinë e Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se është duke u marrë në pyetje një person për një vepër të tillë, por ata nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij. /Gazeta Fjala/