LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 47 vjeçari për marrje ryshfeti, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren

Arrestohet 47 vjeçari për marrje ryshfeti, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 47 vjeçarin F.K i cili ishte në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, ndërsa ishte i dënuar për marrje ryshfeti.

I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg.

“Më datë 11 nëntor 2022, rreth orës 14:00 policia e ka ndaluar dhe arrestuar personi F. K.  47 vjeç.


I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’. I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit  është dërguar në burg  në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/