LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, përndiqte një shtetase, dhunoi dhe bashkëshortin e saj

Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, përndiqte një shtetase, dhunoi dhe bashkëshortin e saj
Foto: Ilustrim

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj me sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, si dhe ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, në pranga janë vënë edhe 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:


– E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Kamëz, ka kundërshtuar punonjësit e IVMT të bashkisë Kamëz dhe ka penguar kryerjen e punimeve në rrugën “Vebi Dibra”;

– B. L., 37 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– L. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara në Rrugën e Durrësit;

– F. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori