LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 33 vjeçari nga Vushtrria për posedim të paautorizuar të armës

Arrestohet 33 vjeçari nga Vushtrria për posedim të paautorizuar të armës
Foto: Ilustrim

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e paradites së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari M. J., 33 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi i njëjti një ditë më parë ishte ekspozuar me armë në një zonë malore të fshatit Sllakovc të Vushtrrisë. Në cilësi të provave materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë dhe tre fishek”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka shtuar se pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në
procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/