Arrestohen tre shtetas të huaj për tentim vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar-shtetas të huaj- të cilët të shtunën kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një market në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës, mbrëmë (e shtunë) rreth orës 22:00, ka pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
“Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.
“Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raportimit të rastit. Janë arrestuar B.B. (20), I.K. (34) dhe M.A. (31), që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Aktualisht hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa