LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre serbë, kapen duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë

Arrestohen tre serbë, kapen duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë

Policia e Kosovës në mbrëmje ka arrestuar tre shtetas serbë, me inicialet D. D., V.J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga dyqanet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një dyqan tjetër në Prishtinë.

Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh, raporton KosovaPress.

Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.


Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Republikës së Kosovës.

Panduri i RTV Dukagjinit: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës – janë duke u përgatitur disa skenarë
Lexo po ashtu Panduri i RTV Dukagjinit: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës – janë duke u përgatitur disa skenarë

Para disa ditësh në mediat vendore, u raportua se serbët kanë blerë uniforma dhe aksesorë ushtarakë në një dyqan në Prishtinë. Nuk dihet nëse ka qenë dyqani i njëjtë apo ndonjë tjetër.

Rikujtojmë se serbët janë mjeshtër të inskenimit të situatave të tilla, sikur rasti i njohur “Panda”, ku pushteti i Millosheviqit në dhjetor të vitit 1998, kishin vrarë fëmijët vet në një lokal në Pejë të quajtur “Panda”, duke ua lënë fajin shqiptarëve.

Sulmuesit kishin veshur uniforma me emblema të UÇK-së gjatë aktit të sulmit, dhe i njëjti sulm i ishte mveshur UÇK-së për ta etiketuar si organizatë terroriste./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori