LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Prishtinë, të dyshuar për rrëmbimin e një vajze në Lipjan

Arrestohen tre persona në Prishtinë, të dyshuar për rrëmbimin e një vajze në Lipjan
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë rrëmbyer një vajzë në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një femër është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kanë arritur që të identifikojnë veturën e dyshimtë. Me ç’rast tre persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm”, tha Hoxha.


Hoxha shtoi më tej se lidhur me rastin është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan, të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejmë lidhur me rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori