Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes e futbollit Kosovë-Çeki ta ngrinin një dronin mbi stadium ‘Fadil Vokrri’ me një flamur me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë  Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.


Policia e ka konfrimuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

pajisjet e konfiskuara 1

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

pajisjet e konfiskuara 2

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 15:00. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app