LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës

Arrestohen shtatë serbë të Bosnjës për krime të dyshuara gjatë luftës

Shtatë ish-oficerë të policisë dhe ushtrisë serbe të Bosnjës u arrestuan të martën nën dyshimet se kanë kryer krime kundër joserbëve, gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës tha përmes një deklarate se grupi dyshohet për krime kundër njerëzimit në rastin e burgosjes dhe torturimit të rreth 150 civilëve myslimanë dhe kroatë, në qytetin Donji Vakuf, më 1992.

Në deklaratë thuhet se shumë të burgosur kanë vdekur si pasojë e trajtimit çnjerëzor, rrahjeve dhe ngacmimeve, ose kanë pësuar trauma të përhershme, raporton evropaelire.


Policia e Bosnjës tha se arrestimet janë bërë në qytetin e Banja Llukës.

“Të dyshuarit do t’i dorëzohen prokurorit të rastit brenda afatit ligjor, në përputhje me masat e sigurisë për shkak të pandemisë COVID-19. Prokurori do t’i intervistojë ata dhe do të marrë vendim për veprimet e mëtejshme”, thuhet në deklaratë.

Mbi 100,000 njerëz janë vrarë në luftën në Bosnje, e cila ka përfunduar me një marrëveshje të paqes, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në vitin 1995.

Me këtë marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Serbe.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori