LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Vushtrri për ‘lëndim të rëndë trupor’

Arrestohen katër persona në Vushtrri për ‘lëndim të rëndë trupor’

Policia e Kosovës në Vushtrri mbrëmë rreth orës 11:00 i është përgjigjur një informacioni për intervenim në një përleshje fizike në mes të disa personave.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri, ku pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, nga ku bëhet e ditur se në përleshje ishin të përfshirë gjashtë persona dhe si pasojë të lënduar kanë mbetur dy viktimat e rastit të moshës së mitur, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në përleshje, të gjithë të moshës së mitur, gjithashtu edhe njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime.


Hetuesit policorë, në bashkëpunim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Të dyshuarve të arrestuar pas procedurave intervistuese është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘dëmtim të pasurisë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori