Arrestohen dy persona për prostitucion në Pejë

Dy persona janë arrestuar të cilët nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “At Shtjefën Gjeqovi”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe mashkull kosovar pasi që të njëjtit nën këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë ndërsa e dyshuara pasi që ka masë ndalese për hyrje në Republikën e Kosovës është depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/













































