LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të pozitës

Arrestohen dy persona për keqpërdorim të pozitës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, në dy raste të ndryshme, sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në rastin e parë personi i arrestuar (ish-zyrtar i gjendje civile në Fushë Kosovë-tani i pensionuar) dyshohet se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar, të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.

Përderisa, në rastin e dytë, një person tjetër ( ish-zyrtar i gjendje civile në Prishtinë, tani i pensionuar) është arrestuar nën dyshimet vijuese se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në dy raste me persona të ndryshëm, pa u vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga libri amzë i të lindurve, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.


Me aktvendim të prokurorit të shtetit, dy  personave të arrestuar iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve, për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori