Në operacionin e gjerë policor në Mal të Zi, u arrestuan sot 24 persona, të cilët akuzohen për kontrabandë me 2.5 tonë marihuanë.

Veprimi u krye nga oficerët e Sektorit për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.


Aksionin e ka mbështetur edhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, i cili ka pohua se më në fund shteti po e lufton krimin e organizuar, transmeton Telegrafi.

“Malit i Zi më në fund po bëhet armiku më i madh i krimit të organizuar! Unë e mirëpres aksionin e policisë dhe Departamenti për Luftimin e Kontrabandës së Drogave - SBPOK, ku disa persona u arrestuan këtë mëngjes për trafik droge. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter

Ndryshe, gjatë aksionit u konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM. /Telegrafi/