LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i dy personave në Gjilan, policia tregon se çfarë u gjeti të dyshuarve

Arrestimi i dy personave në Gjilan, policia tregon se çfarë u gjeti të dyshuarve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë detaje lidhur me arrestimin e dy personave në fashtin Bresalc të Gjilanit.

Sipas njoftimit thuhet se njësitet policore me urgjencë kane dalë në vend të ngjarjes ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, dhe aty janë gjetur tri (3) gëzhoja të shkrepura.

“Nga njësitet policore të dyshuarit e rastit A.M. (1995) dhe A.M. (2000) shtetas të Republikës së Kosovës është arritur që të lokalizohen në fshatin Kishnapolë të komunës se Gjilanit dhe rrjedhimisht të arrestohen. Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur pesë (5) plumba të cal. 6.35mm dy thika edhe një sasi e narkotikëve e dyshuar e llojit Marihuan me peshë 1.08 e cilat po ashtu është konfiskuar”, thuhet në njoftim.


Gjuajtën me armë, arrestohen dy persona në Gjilan
Lexo po ashtu Gjuajtën me armë, arrestohen dy persona në Gjilan

I dyshuari A.M. (1995) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme se ai ka shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartshënuar dhe tregon se ku e ka fshehur armën.

Gjithashtu tek i dyshuari V.A. (1972) gjatë kontrollit është arrit të gjendet edhe një armë tjetër.

“Zyrtarët policor kanë konfiskuar si prova materiale për gjykatë, armët Zoraki M-906 dhe armën Ekol Jackal Dual compact, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishkë të pa shkrepur të armëve përkatëse. Të dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa rasti procedohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori